E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhi me arme, Norvegjia ekstradon te kerkuarin

TIRANE - Interpol Tirana ekstradon nga qyteti Bergen i Norvegjise nje te kerkuar per vjedhje me arme e falsifikim, i denuar me 13 vjet burg nga Gjykata e Kukesit. Burime zyrtare te policise thane dje se kane zbritur ne pranga ne Rinas, pas deportimit nga vendi nordik, 29-vjecarin Shpend Murati, banues ne qytetin verior, i shpallur ne kerkim nderkombetar per "vjedhje me arme ne bashkepunim". Megjithese kerkohej qe prej dhjete vitesh per krimin e konsumuar ne bashkepunim per vjedhje te udhetareve, 29-vjecari nuk kishte rene ne pranga, duke arritur te fshihej ne Greqi, derisa eshte perpjekur te mberrije ne Norvegji. Gjate kontrollit i eshte gjetur nje leje qendrimi greke e falsifikuar. Murati eshte denuar ne vitin 1998 nga Gjykata e Kukesit, me 12 vjet burg , ndersa ne vitin 2006 ndaj tij eshte dhene nje tjeter vendim nga Gjykata e Tiranes, e cila e ka deklaruar fajtor per vepren penale, te "falsifikimit te akteve te gjendjes civile" duke e denuar me 1 vit heqje lirie dhe 400 mije leke gjobe. Policia e Shtetit sqaroi dje se ne bashkim te vendimeve penale, Murati eshte denuar perfundimisht me 13 vjet heqje lirie dhe gjobe. Kapja eshte realizuar ne qytetin Bergen te Norvegjise, nje muaj me pare, ndersa i denuari posedonte nje leje qendrimi false greke, me ane te se ciles kishte perdorur dhe gjeneralitete te rreme. Pas dergimit te dosjes ne vendin nordik, nga Interpoli eshte bere dhe ekstradimi i tij i menjehershem ne aeroportin e Rinasit, diten e djeshme. Ne aeroport mesohet se 29-vjecari u eshte dorezuar autoriteteve te Drejtorise se Burgjeve, me qellim izolimin ne qeli per te vuajtur denimin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›