Përmbyset makina, gjendet pas disa orësh i vdekur drejtuesi
SARANDË - Një person ka humbur jetën, pasi automjeti me të cilin udhëtonte ka përfunduar në greminë, njofton sot policia e Sarandës, në jug të vendit.
“Aksidenti ka ndodhur rreth mbrëmjës, në fshatin Karroq, rreth 17 km larg Sarandës, ndërsa ngjarja është identifikuar në mesditë”, thuhet në komunikatën e policisë.
“Automjeti ka bërë disa rrotullime, duke zënë nën vete drejtuesin Shenasi Zotaj, 57 vjeç, banues në Ksamil”, nënvizon policia..
Të njëjtat burime thanë se aksidenti është shkaktuar nga viktima.“Terreni i vështirë (ngricë), mosrespektimi i Kodit Rrugor, si dhe konsumimi i alkoolit janë tre shkaktarët që sollën aksidentin”, gjithnjë sipas Policisë.
(d.b/BalkanWeb)