E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga nga Shqiperia, pranga tre shqiptareve

Tre shqiptare dhe 416 kilograme lende narkotike kanabis sativa, eshte rezultati i nje operacioni te policise italiane te Brindizit ne bashkepunim dhe me Guardia di Financen. Operacioni i koduar "Shqiponja e zeze" eshte zhvilluar mengjesin e djeshem dhe, sipas te dhenave te policise se shtetit fqinj, droga e kapur dyshohet se eshte nisur nga brigjet shqiptare per te mberritur ne rajonin e Pulias. Policia eshte cuditur nga sasia e madhe e kanabisit te bllokuar dhe eshte deklaruar se "kjo eshte sasia me e madhe e kapur e lendeve narkotike ne kete zone prej vitesh". Sipas te dhenave, droga e kapur arrin nje vlere prej 2 milione eurosh. Policia tha se droga eshte kapur ne nje zone, e cila njihet per shkarkimin e lendeve narkotike ne breg. Gjate operacionit jane bllokuar arme dhe municione, qe tre shqiptaret, emrat e te cileve nuk u publikuan, kishin me vete dhe ishin shoqerues te lendes narkotik. Sipas policise jane kapur dy pistoleta 7.65 te mbushura. Droga eshte kapur ne 16 canta, te cilat ishin lene te ndara ne tre vende te ndryshme, per te mos i gjetur. Por policia italiane ka perdorur dhe helikoptere gjate operacionit dhe ndihma nga ajri, ka bere qe te zbulohen dhe vendndodhja e lendes narkotike. Tre te ndalurit gjate marrjes ne pyetje jane deklaruar te pafajshem dhe kane deklaruar se ishin ne Itali ne menyre klandestine e s'kishin te benin me drogen.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›