Italia ekstradon dy shume te kerkuar
Interpoli italian ekstradon dy shqiptare te kerkuar nga drejtesia per nje plagosje me pasoje vdekjen dhe nje vrasje te mbetur ne tentative, ngjarje te ndodhura ne Shkoder dhe Mirdite, ne vitin 2000 dhe 2006. Agjentet zbriten dje ne pranga ne aeroportin e Rinasit, pas udhetimit prej Milanos, te denuarin me 16 vjet nga Gjykata e Shkodres, Tonin Kolen dhe te kerkuarin nga policia e Mirdites, Frrok Prenga. Burime zyrtare thane se 39-vjecari Kola eshte denuar me 16 vjet burg per veprat penale te "vrasjes me paramendim, te mbetur ne tentative" dhe "armembajtje pa leje". Vendimi eshte dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Shkoder, me 2 maj te vitit 2006. Ngjarja, per te cilen akuzohet 39- vjecari, ka ndodhur me 17 janar te vitit 2000, ne nje lagje te qytetit verior, kur ka tentuar te vrase me arme zjarri Ndue M., i cili per pasoje eshte plagosur rende. Shkak i kesaj ngjarjeje, sipas dosjes hetimore, eshte bere hasmeria qe ekzistonte ndermjet dy familjeve. Pas krimit, Kola ka mundur te arratiset drejt Italise, ku dhe eshte kapur vitin e kaluar, duke kaluar ne proces ekstradimi. Ndersa i dyshuari Frrok Prenga, i njohur me nofken Pali, nga Mirdita, eshte shpallur ne kerkim nderkombetar per veprat penale te "plagosjes se rende me dashje me pasoje vdekjen", "prishje te rendit e te qetesise publike" dhe "shkaterrim prone". Gjykata e Lezhes, me vendim te dates 7 shkurt 2007, ka caktuar ndaj tij masen e sigurise "arrest me burg". I ekstraduari 32-vjecar akuzohet se me 26 nentor 2006, ne nje lokal ne Lezhe, pas nje grindjeje, ka goditur me grushte dhe mjete rrethanore Aleksander Vocin, i cili, si pasoje e demtimeve, ka gjetur vdekjen ne Qendren Spitalore Universitare ne Tirane. Ne aeroportin e Rinasit, te ekstraduarit i jane dorezuar Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.
A.Cena