E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urinoi ne lavazh, rrihet barbarisht

Librazhd - Pjesetaret e nje familjeje rrahin per vdekje 54-vjecarin, pse urinoi ne lavazhin e tyre. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne qytetin e Librazhdit, ndersa policia nisi hetimet ne ngarkim te Ismail Kurtit dhe djemve te tij, te dyshuar per kete krim. I demtuari Muhamet Cota perfundoi ne spital ne gjendje te rende dhe me plage ne pjese te ndryshme te trupit. Burime te policise thane se 54-vjecari kthehej nga nje feste familjare dhe duke mos gjetur vend tjeter per te urinuar, ka shkuar prane lavazhit te familjes Kurti. Por eshte pare nga pronari i lavazhit dhe djemte e tij. Ata e kane rrahur barbarisht Coten, qe, sipas mjekeve, ka humbur dhe nje veshke, si pasoje e sulmit. Policia ka bere te mundur dhe ndalimin e Ismail Kurtit e djemve te tij te dyshuar per kete krim.
F.S.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›