E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga, nisin filmimet me satelit

Gjirokaster- Sateliti nis filmimet ne qarkun e Gjirokastres per vatrat e kultivimit te hashashit. Lajmin e ka bere te ditur zevendesdrejtori i Policise se Qarkut, Adriatik Tafciu, ne nje takim me vendoret e komunes Lopes te Tepelenes. Fale marreveshjes me organizmat nderkombetare kundrejt nje qiraje qe do te paguhet, gjate ketyre javeve do te sigurohen pamje nga hapesira me satelit per te gjitha zonat e qarkut te Gjirokastres, me qellim zbulimin e hashashit te mbjelle ne kete sezon. Gjithashtu do te perdoren edhe mjete te tjera te sofistikuara, si pajisje, helikoptere, forca sherbimi, apo bashkepunim me Policine Pyjore dhe barinjte e fshatrave, ne kuader edhe te sezonit veror ku u vihet flaka kullotave me qellim riperteritjen e barit.
Fushata Sensibilizuese "Per parandalimin e kultivimit te bimeve narkotike", pas Lazaratit dhe Kurveleshit, ka vijuar ne Lopes te Tepelenes, ku te pranishem kane qene autoritete vendore, keshilltare, kryepleq dhe perfaqesues politike e te arsimit. Takimi eshte zhvilluar ne ambientet e komunes, ku kryetari Vait Sina ka kerkuar nga te zgjedhurit vendore qe te zbatohet ligji per parandalimin e kultivimit te kanabis satives. "Kryepleqte te nisin kontrollet ne terren per zonat ku dyshohet kultivimi", tha kryekomunari. Problem mbeten siperfaqet pa pronar, si shtrati i lumenjve apo perrenjve dhe zonat e pyllezuara. "Policia te marre kontakt me Drejtorine e Pyjeve dhe barinjte, te arrihen marreveshje per moskultivim hashashi ne kullota apo mos djegien e siperfaqeve kullosore", shtoi kryekomunari.
Zv/drejtori i Policise se Qarkut, Adriatik Tafciu, ka theksuar se duhet bere krehja e te gjitha zonave malore dhe fushore. "Do te perdoren filmimet qe do te realizohen nga sateliti, qe tashme Policia e Shtetit e ka marre me qira, per te cuar para drejtesise te gjithe ata qe do te kultivojne bime narkotike, kudo qofshin. Ne do te nderhyjme ne cdo cep te territorit te qarkut tone", paralajmeroi Tafciu. Sipas numrit dy te bluve, do te monitorohet i gjithe territori me helikoptere, apo police te pyjeve. Me tej kane folur edhe shefi i rendit Sazan Tola, i cili ka kerkuar qe "te reagohet e bashkepunohet nga vendoret per cdo problem". Kurse shefi i Parandalimit te Krimit ne Tepelene, Birbil Makriu, kerkoi "vemendje ndaj konflikteve te mundshme dhe zgjidhjes se tyre". Per kreun e Krimit te Organizuar, Hektor Heleposhi, "lufta duhet perqendruar jo vetem ne parandalimin e kultivimit, por edhe ne goditjen e trafikut e trafikanteve".

Takime ne shkolla, broshura per nxenesit
Shefi i Marredhenieve me Publikun, Gentjan Mullai, u ka shperndare te pranishmeve gazeten "Kunder Droges Polici-Komunitet" dhe fletepalosjen "Kunder droges", prodhim i Policise Gjirokaster. Me pas takimet kane vijuar ne shkollat 9-vjecare te fshatrave Dhemblan dhe Sinanaj, per te sensibilizuar nxenesit per te qendruar larg perdorimit te lendeve narkotike. Banoreve dhe nxenesve iu shperndane fletepalosje dhe broshura kunder droges. Takimi i radhes do te jete ne komunen Cepo te Gjirokastres.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›