Aksidentet, vdes shoferi i moshuar, 3 te plagosur
Dy aksidente me pasoje nje te vdekur dhe tre te plagosur kane ndodhur dje ne Vlore dhe Lushnje. Policia nisi hetimet dhe vuri ne pranga nje shofer te dyshuar si shkaktar, qe akuzohet se ka demtuar te afermit dhe veten, kurse drejtuesi i dyte humbi jeten. Aksidenti me i rende ka ndodhur mengjesin e djeshem ne aksin rrugor qe lidh fshatrat Peshkepi dhe Qishbardhe te Vlores. Burime policore thane se i moshuari Asqeri Leska, 60 vjec, ka humbur jeten si pasoje e perplasjes se mjetit qe levizte me shpejtesi, me bordurat anesore. Viktima ka qene ne timon, nen drejtimin e mjetit tip "Jeep", kur ka humbur kontrollin dhe eshte perplasur me bordurat anesore te rruges. Mendohet se terreni i rreshqitshem ka ndikuar ne aksidentin tragjik. Ngjarja e dyte ka ndodhur ne aksin Fier-Lushnje, vendi i quajtur "Sheshpushimi i shoferit". Policia ndaloi Bujar Gjylen, 40-vjec, edhe ky i plagosur, i cili duke drejtuar mjetin tip "Benz", me targe LU2266C, eshte perplasur me makinen me targe DR4292E, me drejtues Viktor Z., dhe ka perfunduar ne kanalin kullues. Per pasoje, eshte aksidentuar drejtuesi i mjetit Bujar Gjyla dhe pasagjeret, te aferm te tij, L. Gj., 24 vjec, dhe A. T., 44 vjec, qe u derguan ne Spitalin Ushtarak Tirane dhe ndodhen jashte rrezikut per jeten.