E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinisin disa fluturime nga Rinasi

Aeroporti i Rinasit ka nisur pjesërisht punën për shkak hirit të vullkanit të Islandës që është shpërndarë ndërkaq në hapësirat ajrore europiane. Sot funksionojnë linjat drejt Turqisë dhe Greqisë , ndërsa janë hapur dhe ato drejt Italisë. Ndaj në hyrje të aeroportit pasagjerët që kanë prerë biletat për ditën e sotme drejt Romës, Barit, Bolonjas, Athinës dhe Stambollit mund të nisen drejt këtyre destinacioneve.
Autoritetet e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) njoftojnë se fluturimet direkte për në Londër, Budapest, Vjenë, Mynih, Shtutgard, Frankurt, Ljubljanë dhe Prishtinë janë anuluar .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›