Sherr ne familje, tenton flijimin ne publik
DURRES- Mosmarreveshjet ne familje cojne drejt tentatives se veteflijimit nje 53-vjecar nga qyteti i Durresit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme ne qytet, ne mbikalimin e stacionit hekurudhor. Burime te policise thane se ishin njoftuar nga kalimtare te rastit qe kishin pare burrin me inicialet K. K., banues ne kete qytet, teksa bertiste dhe kercenonte me hedhje nga ura mbi stacionin e trenit. Pa dhene asnje shpjegim per ngjarjen, 53-vjecari ka qendruar aty per 30 minuta dhe eshte dashur nderhyrja e forcave policore dhe negociatoreve qe ta qetesonin dhe zbrisnin pa asnje demtim burrin qe po perjetonte momente depresioni nervor. Zyrtare te policise thane se ne momentin qe kane shmangur tragjedine, kane pare tension tek 53-vjecari qe me pas ka rrefyer se mosmarreveshjet ne familje, grindjet dhe rrethana te tjera e kane cuar deri ne kete situate te pashprese dhe tentative vetevrasje ne menyre demonstrative. Policise i jane dashur me shume se 20 minuta negociata me K. K., per ta zbritur nga ura pa asnje demtim. Ky eshte rasti i katert ne dy jave, qe burra nga qytete te ndryshme tentojne flijimin ne publik me hedhje nga lartesia. Precedente ka pasur ne Vlore, Durres dhe Tirane, ne kete te fundit me pasoje vdekjen. Kurse ne kryeqytet, perballe Ministrise se Drejtesise, nje burre nga Durresi, se bashku me tre femijet, kercenoi me hedhje nga kati i peste per shkak se pretendonte zaptimin e pronave te familjes.