Hyn vjedhurazi nga dritarja e fqinjit, shperthen valixhen me 10 mije leke
Gjirokaster- I hyn fqinjit ne shtepi nga dritarja dhe i vjedh 100 mije leke te kycura ne valixhe. Rreth mesnates se shtune, policia e Gjirokastres ka kapur te fshehur ne nje banese te te afermit te tij, te miturin 16 vjecar me inicialet M. Z., banues ne fshatin "Andon Poci" te Odries. Arrestimi u krye mbi bazen e denoncimit te nje familje po nga ky fshat, ku D. Th., ka deshmuar se nepermjet dritares se dhomes se gjumit, e cila ishte e hapur, i mituri ka hyre brenda duke shperthyer me nje leve hekuri drynin e valixhes ku ka vjedhur dhe shumen prej afro 100 mije lekesh. Ne momentin qe do largohej, i dyshuari eshte diktuar nga zonja e shtepise, qe nuk mundi ta kapte dot ne flagrance, por e ka denoncuar. Forcat e policise e gjeten 16 vjecarin M. Z., pas disa kontrolleve ne fshat e zonen perreth te fshehur ne shtepine e nje kusheriri. Pas veprimeve paraprake te kryera, materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster per veprime te metejshme, per vepren penale te "vjedhjes".