E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani dermon Vllaznine, titulli më 17 maj

Nuk ka më asnjë dyshim se 17 maji do të zgjidhë edhe verdiktin e kampionit të ri të Shqipërisë, për t'i "dhuruar" skuadrës më të mirë trofeun e 69-të. Dinamo-Partizani. Një finale intriguese. E denjë për dy nga ekipet më të mira të Shqipërisë, që së bashku kanë fituar 31 tituj nga 68 kampionate të përfunduara.
Dy ekipet vazhduan serinë e fitoreve, duke ruajtur të pandryshuar diferencën prej dy pikësh në favor të dinamovitëve.
Dinamo fitoi bindshëm 2-0 në "Selman Stërmasi" me Besën e vendit të tretë, ndërkohë që Partizani me të njëjtin rezultat mposhti fitoi 2-0 në "Qemal Stafa" me fituesen e Kupës së Shqipërisë, Vllazninë.
Të kuqtë, të përgatitur psikologjikisht për të kapërcyer një pengesë të vështirë si ajo e Vllaznisë, që luajti cuditërisht shumë agresive në aspektin e ndërhyrjeve të shumta fizike, dhe që mbeti me 10 lojtarë që nga minuta e 51-të, kur ish-futbollisti i Teutës, Maringlen Kapaj morri kartonin e dytë të verdhë.
Mesfushori i sapothirrur nga trajneri i Kombëtares, Ari Han, korcari i Partizanit, Paulin Dhembi realizoi dy gola, nga një në cdo pjesë: 42' dhe 68', për t'i dhënë fitoren e 17-të sezonale Partizanit e për të zgjatur pathyeshmërinë në fushën e vet në 16 takime. Ish-lojtari i Dinamos u ngjit në kuotën e 6 golave.
Për të përmendur janë dy shtyllat e Vllaznisë, fillimisht me anë të Albert Kacit e më pas, me anë të goleadorit të ri të Vllaznisë, Xhevair Sukaj. Shkodranët regjistruan humbjen e 10-të sezonale, por formacioni i Dervish Haxhiosmanovic me fitimin e Kupës së Shqipërisë, tashmë e ka siguruar vendin në Kupën UEFA.
Kjo ishte dhe fitorja e 59-të e Partizanit në 130 përballje historike, kundrejt 38 fitoreve të Vllaznisë (33 barazime).
Në javën e 32-të, Partizani ka një sfidë "argëtuese" ditën e mërkurë me Skënderbeun, ndërsa Vllaznia do të presë në "Loro Borici", Dinamon, që i hapi rrugën në gjysmëfinale drejt fitimit të kupës së gjashtë të Shqipërisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›