E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drama e Tiranës , 2 humbje me Beselidhjen

Drama e Tiranës vazhdon. Kriza e humbjeve është tejzgjatur më shumë se kurrë: 4 humbje rresht në dy kompeticionet, 3 në kampionat e një në Kupë. 23-herë kampionët më një grup të varfër lojtarësh humbën përballë një Besëlidhje ambicioze në Lezhë e që luan të gjitha kartat për të siguruar një vend në play-out.

Formacioni i Ilir Gjylës realizoi një gol të shpejtë, pa kaluar katër minuta lojë me anë të Hashanit, gol që rezultoi deciziv për 90 minutat dhe që prodhoi fitoren e 8-të të lezhjanëvë në kampionat dhe të dytën sezonale me Tiranë në tre takime, por dhe të shtatën në 47 përballjet historike (27 fitore Tirana). 11-humbje në 31 javë janë shumë për një ekip të madh si Tirana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›