E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dobësohet ekonomia, rënie e bursave


Në bursat botërore gjatë javës së kaluar çmimet e aksioneve pësuan një rënie të mennjëhershme duke qene se të dhënat makroekonomike të ekonomive më të mëdha në botë, tregonin për një rimëkëmbje të ngadalshme. Në Wall Street indeksi Dau Xhons javën e kaluar shënoi rënie me 3.3 për qind në 10.303 pikë, ndërsa S&P 500 me 3.8 për qind, ndërsa Nasdagj indeksi në 5 për qind, kjo është rënia më e madhe javore gjatë më shumë se një muaji. çmimet e aksioneve të bankës më të madhe botërore bien nga java e kaluar, kur Banka qendrore amerikane e Rezervave Federale paralajmëroi për ngecje në rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane. Ndërkaq është dobësuar edhe GDP-ja e Japonisë. Të dhënat zyrtare të publikuara së fundmi tregojnë se rritja ekonomike në Japoni është dobësuar ndjeshëm në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas të dhënave të qeverisë, në periudhën prill-qershor, GDP-ja është rritur vetëm 0.4 për qind që është shumë më pak se sa është pritur. Rivalët ekonomikë të Japonisë, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, aktualisht kanë publikuar rritje më të fuqishme të GDP-së, për të njëjtën periudhë. Gjermania ka shënuar rritje 2.2 për qind, ndërsa Shtetet e Bashkuara, 2.4 për qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›