Platini kërkon mandat të ri

Michel Platini ka konfirmuar se planifikon të qëndrojë president i UEFA-s. Platini, i cili mposhti Lennart Johanssonin në zgjedhjet e janarit 2007, i tha Kongresit të UEFA-s në Tel Aviv se synon të vazhdojë punën e tij.
“Jam njeri i lumtur, president i lumtur dhe i lumtur që punoj me ju. Kemi ende punë për të bërë për të ardhmen dhe dua t’ju njoftoj se jam kandidat për rizgjedhje në presidencën e UEFA-s”, tha ai.
Së fundi spekulohej se Platini mund të kandidojë për president të FIFA-s, por ai konfirmoi se mbetet i përqendruar në realizimin e katër sfidave kryesore, të cilat i identifikoi në kongresin e vitit të kaluar në Kopenhagë.
Ai kishte shprehur gatishmërinë e tij të sigurojë se Euro 2012 do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë, të garantojë se ekziston ‘fair play’ në sport, të ndalë transferimin e futbollistëve të mitur dhe të luftojë rrjetin ilegal të bastoreve.
Shumë prej klubeve të mëdha evropiane do të goditen nga ndryshimet e kërkuara në raportet financiare, që nëse nuk përcillen mund t’i pamundësojnë atyre të paraqiten në Ligën e Kampionëve dhe Europa League nga viti 2012.