Ronaldo, gishtin e mesëm për tifozët e Corinthiansit

Tension i madh mes yllit të Corinthiansit, Ronaldo dhe tifozëve të klub. Pas paraqitjes dëshpëruese të sulmuesit në humbjen 1-0 nga Paulista të mërkurën, përkrahësit e Corinthiansit kanë kritikuar ashpër Ronaldon, i cili ka shënuar vetëm një gol në 16 xhirot e deritashme të kampionatit Paulista.
Pas përfundimit të ndeshjes, futbollistët ishin duke dalë nga stadiumi Barueri, ndërsa u nevojit intervenimi i policisë për të ndalur tifozët e revoltuar nga paraqitja dëshpëruese e ekipit, në veçanti e Ronaldos.
Fyerjet e vazhdueshme të tifozëve kanë zgjuar reagimin e ish reprezentuesit brazilian, i cili në ato momente tensioni ua ngriti gishtin e mesëm. Skenë e pazakontë për një raport, i cili deri në kohën e fundit ishte konsideruar si dashuri e ndërsjellë. Për shmangien e tensionit më mëtutjeshëm, Ronaldo u desh të largohej nga qendra sportive i vetëm, ndërsa pjesa tjetër e ekipit u kthye në San Paolo me autobusin e klubit.