E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba: Po nuk fituam trofe, dështuam

Didier Drogba ka këmbëngulur se Çelsi duhet të fitojë të paktën një trofe, në të kundërt ky do të jetë një sezon i dështuar. Lojtari nga Bregu i Fildishtë ka kaluar një javë fantastike: pas golave në portën e Liverpulit, që i dhuruan bluve gjysmëfinalet në Champions, ai shënoi edhe në "Uembli" me Arsenalin. Me fitoren 2-1, Çelsi siguroi një vend në finalen e FA Cup. "Ndihem në formë të jashtëzakonshme fizike. Skuadra është në finalen e FA Cup dhe në gjysmëfinalet e Champions", deklaroi Drogba. "Ndodhemi pak prapa në kampionat, por nuk jemi dorëzuar. Nëse do të fitojmë të paktën një trofe ky do të ishte një sezon i mirë, në të kundërt do ta cilësoja të dështuar".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›