E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehet Kanavaro, mungon vetëm firma

Vitin e ardhshëm, Fabio Kanavaro, do të riveshë fanellën e Juventusit. Lajmi është bërë i ditur nga "Sky Sport", që theksonte se bardhezinjtë kanë gati kontratën 1-vjeçare për mbrojtësin e Realit të Madridit. Me sa duket, palët kanë gjetur marrëveshjen dhe për të zyrtarizuar afrimin e 35-vjeçarit mungon vetëm firma. Në të ardhmen, kapiteni i përfaqësueses italiane, mund të emërohet në stafin drejtues të torinezëve. Kanavaro kthehet te Juventusi, ku ka luajtur dy sezone, përpara se të transferohej në "Santiago Bernabeu" kur klubi zbriti në Serinë B pas skandalit "Calciopoli". Mbrojtësi do të largohet nga madrilenët me parametër zero.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›