Toti nis operacionin “Top 10”

Francesko Toti është shumë pranë historisë në futbollin italian. Me dygolëshin e tij kundër Parmës arriti në kuotën e 157 golave në Serinë A dhe është ne vendin e 14-të të klasifikimit të bomberave të gjitha kohrave. Një klasfikim i udhëhequr nga Silvio Piola me 247 gola, një numër i paimagjinueshëm për futbollin e sotëm. Në vendet e para të këtij klasifikimi figurojnë sulmues të tillë si Nordahl, Meaca, Altafini e Baxhio. Objektivi afatgjatë i Franceckos është të arrijë në podin e këtij klasifikimi special. Brenda sezonit aktual Toti dëshrion të jetë midis dhjetë të parëve. Aktualisht Francesko ka përpara tij Boninsenjë (163 gola), Gabeton (165) e Savoldiin (168), ndërkohë që Amadei, i dhjeti ka realizuar në karrierën e tij 174 gola. Për ta arritur atë, Totit i duhet të shënojë 23 gola në kampionat, 3 më pak se sezonin e kaluar, ku kapiteni i Romës realizoi 26 gola.