Ibrahimoviç: “Këpucët i var te Malmoen”

Superstari suedez Zlatan Ibrahimovic zbuloi dëshirën e tij për ta përfunduar karrierën si futbollist me te klubi i qytetit të tij, Malmoe. Sulmuesi i Interit e nisi aventurën e tij në botën e futbollit me Malmoen në vitin 1999 për të cilën shënoi 14 gola në 40 ndeshje, përpara se të "thithej" nga gjigandi holandez, Ajaksi. "Ibrakadabra" qysh kur u transferua në Serinë A është bërë një nga sulmuesit më të mirë në botë. Megjithatë, 26-vjecari dëshiron që të kthehet plot nderim në klubin e qytetit të tij, përpara se "të varë këpucët në gozhdë". "Unë dëshiroj të përfundoj karrierën time, duke luajtur për klubin e qytetit tim", - tha Ibrahimovici. "Kjo është zgjedhja e zemrës sime, pasi atej u rrita si njeri dhe si futbollist". Zlatan, i cili është edhe bashkëgolashënuesi i mirë i Serisë A së bashku me Trezegenë, me nga shtatë gola, u pyet edhe për shpresat e tij për fitimin e "Topit të artë". "Nuk është dicka që unë e mendoj në mënyrë konstante", - tha Ibra. "Sidoqoftë, nëse unë do të fitoja atë cmim do të ishte pa dyshim një moment kulmor në karrierën time".
Ish-sulmuesi i Juventusit është duke u stërvitur me ekipin Kombëtar të Suedisë për ndeshjen kualifikuese të Euro 2008 kundër modestëve të Lihteshtejnit.