E Shtunë, 31 Tetor 2026

Donadoni “Del Piero është plakur”

Trajneri i Italisë, Roberto Donadoni shpjegoi edhe arsyet e tij për lënien jashtë të Alesandro del Pieros nga lista për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Afrikës së Jugut, duke pranuar se është mosha e tij, faktori që njëshi i "axurrëve" vendosi për të mos e thirrur. "Djaloshi i artë" i Juventusit ka bëër një start sezoi shumë të keq në Serinë A duke shënuar vetëm një herë në shtatë ndeshjet e ekipit të tij. Të dielën, Del Piero u hoq nga 11-shi startues duke u zëvendësuar me Vincenco Iakuintën. "Ishte e vështirë për mua të lija këdo tjetër në shtëpi, jo vetëm Del Pieron", - tha Donadoni për shtypin italian. "Me moshën 33-vjec, ai do ta ketë shumë të vështirë. Zgjedhjet e mia nuk janë kurrë personale dhe cdo kush nga 20 lojtarët e thirrir është trajtuar në mënyrë të barabartë. Unë fola me Inzagin dhe Del Pieron dhe u thashë atyre se unë i bëj zgjedhjet mbi një ndeshje të vetme dhe i zgjedh lojtarët për detyrën që mund të kryejnë. Lojtarët e mendojnë veten si të rëndësishëm, por koha kalon për këdo. Unë e di psi unë mendoja më parë se isha në top-formë, kur në fakt nuk isha i tillë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›