Beckenbauer: 15 milionë euro për Podolskin
Presidenti i Bayernit të Mynihut, Franz Beckenbauer, e ka lënë të hapur mundësinë për shitjen e sulmuesit Lukas Podolski, por skuadra e cila dëshiron shërbimet e sulmuesit gjermanin duhet të paguajë 15 milionë euro. "Gjithçka në jetë e ka çmimin e vet. Dy vite e gjysmë më parë ne paguam 10 milionë euro, ndërsa tani çmimi i tij është 15 milionë". "Nuk mund ta mbash me zor një lojtar, i cili nuk është i lumtur në skuadër dhe nuk dëshiron të qëndrojë në pankinë" "Poldi nuk përshtatet sa duhet në mënyrën tonë të lojës. Ai është sulmues klasi kur i jepet hapësira para tij. Mirëpo skuadrat me të cilat ne luajmë në të shumtën e rasteve janë difensive, prandaj neve na nevojiten lojtarë të cilët mund të hyjnë brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit, të tillë janë Miroslav Klose dhe Luca Toni", ka thënë presidenti i bavarezëve. Sulmuesi gjerman me origjinë polake ka kohë që e ka shprehur hapur dëshirën e tij për tu larguar nga bavarezët pasi nuk po gjen një vend në formacionin titullar të teknikut Jurgen Klinsman. Për ish sulmuesin e Këlnit kanë shfaqur interes Juventusi ,Roma ,Reali I Madridit por edhe një rikthim te skuadra ku Podolski u formua si lojtar nuk përjashtohet,pasi skuadra e drejtuar nga Christof Daum ka bërë paraqitje të mira në këtë sezon të Bundesligës gjermane.