E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi: Barka nuk varet nga unë

Yllit argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi, nuk i pëlqejnë ato që thuhen në media se pa të katalanasit nuk mund të luajnë mirë dhe nuk mund të fitojnë, dhe beson se skuadra e tij është shumë e përgatitur për t'u përballur edhe me mungesë të tij. "Nuk mendoj se skuadra varet nga unë. Kemi shumë lojtarë dhe të gjithë punojmë së bashku, prandaj nuk është me rëndësi se kush është në fushë". "Më e rëndësishmja është se ne arrijmë fitore dhe skuadra po luan shumë mirë në të gjitha frontet". Në katër ndeshjet e radhës Barcelona do të përballet me Seviljen, Valencian, Real Madridin dhe Villarrealin para pushimeve të fundvitit, dhe nëse arrin fitore në të gjitha takimet, atëherë do të qëndronte e vetme në krye të tabelës. Në ndeshjen e fundit të kampionatit katalanasit nuk morrën më shumë se një barazim 1-1 në "Kamp Nou" përballë Getafes dhe prishën ecurinë prej nëntë fitoresh radhazi.Në këtë ndeshje Leo Messi mungonte për arsye dëmtimi dhe u kthye në ndeshjen e Champions League kundër Sporting Lisbonës,ndeshje të cilën Barça e fitoj me rezultatin 5-2 dhe Messi ishte një nga protagonistët duke shënuar edhe një gol. Barcelona sigurojë vendin e parë në grupin C të Champions League dhe ndodhet në vendin e parë të Primera Divizion me 29 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›