Berisha, dy asistë në fitoren e Hamburgut II

Lojtari i Kombëtares shqiptare, Besart Berisha ishte pjesë e fitores së amatorëve të Hamburgut me Osnabryk (4-2), duke luajtur 90 minuta të plotë (u ndëshkua me karton të verdhë).
Berisha, që luan edhe me ekipin e parë profesionist, dha asistin e golit të Kanizaros (2-0) dhe të Sam (3-0).
Sulmuesi Berisha është thirrur nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Oto Baric për miqësoren kundër Anglisë B (25 maj 2007).