E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba ëndërron triumfin

Didier Drogba dëshiron që Chelsea të kompensojë zhgënjimin e humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve më 2008, duke triumfuar në garën e sivjetme.

Gjiganti londinez takohet me Bayern Munichun në Allianz Arena më 19 maj dhe është vetëm një takim larg kurorës së parë të kampionit të Evropës. Kjo është hera e dytë që Chelsea gjendet në finale pas asaj të humbur me penallti nga Manchester United.

“Kjo është e dyta. Të shohim nëse mund ta fitojmë këtë. Mendoj se do të ishte mirë për klubin, për tifozët dhe për ne futbollistët. Do të bëjmë gjithçka për të fituar”, deklaroi Drogba për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›