Oliç në Wolfsburg

Sulmuesi i Bayern Munichut, Ivica Oliç ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje për transferim te rivali nga Bundesliga, Wolfsburg. Reprezentuesi kroat erdhi në Allianz Arena më 2009 nga Hamburg.
Por, pas tri sezoneve pozitive, ka ardhur koha e largimit të tij nga gjiganti bavarez. Oliç ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Wolfsburgun. “Është e vërtetë, kam nënshkruar me Wolfsburgun për dy vite”, deklaroi Oliç për portalin kroat 24sata.hr.
Oliç do të përshëndetet me Bayernin pas finales në Ligën e Kampionëve kundër Chelseas më 19 maj në Allianz Arena.