E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 70 civilë të vrarë

Sipas televizionit BBC, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qytetin Hama, në jug të Sirisë, kanë mbetur të vdekur mbi 70 civilë.

Sipas mediave shtetërore siriane, të mërkurën në Hama kanë vdekur 16 njerëz, si pasojë shpërthimit që ndodhi në një shtëpi që shfrytëzohej si “fabrikë e armatimit për grupet terroriste”.

Mirëpo, grupet opozitare siriane pohojnë se shpërthimi u shkaktua nga forcat e regjimit, të cilat të mërkurën e garantuan qytetin, dhe si pasojë mbetën mbi 70 të vrarë, njoftoi BBC.

Sipas televizionit britanik, granatimet duket se kryen me raketa ruse Skud.

Kjo nuk është hera e parë që publikohen të dhëna kontradiktore për numrin e viktimave, ngase kjo gjë shpesh varet nga burimi i informacionit në Siri.

Sipas OKB, në konfliktet e deritanishme, që filluan në mars të vitit të kaluar, janë vrarë mbi 9,000 njerëz. Nga ana tjetër, sipas qeverisë në Damask, gjatë 13 muajve të fundit jetën e kanë humbur 3,838 njerëz, prej të cilëve 2,493 janë civilë dhe 1,345 pjesëtarë të forcave siriane të sigurimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›