E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba 'engjell' e 'djall', Çelsi s'di te fitoje

Çelsi nuk shkoi me teper se barazimi 1-1 ne derbin londinez me Totenhemin, duke zbritur ne vendin e katert te renditjes. Transferta ne "Uajt Hart Lejn" mund te perfundonte me humbje, ashtu siç mund te perfundonte edhe me fitore per skuadren e Ançelotit, por blute e Londres kthehen ne shtepi me nje barazim 1-1. Avantazhit te Roman Pavliçenkos pas 15 minutash i pergjigjet Drogba ne te 70-en, i ndihmuar edhe nga gafa e portierit Gomez. Gjithsesi, "gardiani" brazilian shlyen gabimin ne minuten e trete shtese, kur pret penalltine e sulmuesit afrikan. Ne dy takimet e tjera, Bolton ka fituar 2-1 me Bllekbern ndersa Uolverhampton 1-0 ndaj Birmingamit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›