Elbasani, sot dita e se vertetes
Pritet qe sot lojtaret e Elbasanit te marrin kestin e pare te kontratave, por dhe rrogat e prapambetura. Se paku, keshtu u eshte premtuar nga kryetari i Keshillit mbikeqyres te ekipit verdheblu, Ilir Bejtja, njeheresh edhe deputet i ketij qarku. Ai eshte zotuar para lojtareve per dhenien e te gjitha pagave te pashlyera brenda ketij viti. Tri dite me pare, futbollistet i kane dhene fund bojkotit dhe i jane rikthyer stervitjes menjehere sapo u eshte premtuar kthimi i parave te prapambetura. Ata kane luajtur edhe ndaj Kastriotit per kampionat, pavaresisht se kishin gjithe javen qe bojkotonin stervitjen.