E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bylis, ikin Feniks dhe Bezubovs

Nga ekipi i Bylisit jane larguar dy futbolliste: mesfushori letonez Romans Bezubovs, i cili u aktivizua ne 4 ndeshje si titullar dhe ne 2 si zevendesues, si dhe anglezi Feniks qe u aktivizua vetem 57 min ne takimin me Teuten. Mosaktivizimi ka bere qe dy lojtaret te braktisin skuadren para kohe. Ne fakt, letonezi Bezubovs ka qene i preferuar nga trajneri Ilir Spahiu, ndersa Xhejms Feniks pothuajse ka qendruar gjithnje ne stol, madje ne disa raste nuk eshte grumbulluar fare. Kujtojme se vetem para disa ditesh u largua nga kampionati shqiptar edhe letonezi tjeter, ai i Tiranes, Arturs Silagailis.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›