E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boateng-Robinjo-Ibra, Milani ne arrati

Milani rikonfirmohet si ekipi per t'u mundur ne kampionatin italian. Skuadra e Alegrit "fshin" pa asnje problem Bolonjen (0-3) dhe vazhdon marshimin ne krye te Serise A me 36 pike. Ashtu si ndaj Breshias nje jave me pare, edhe dje fitorja erdhi nga te njejtet lojtare dhe ne te njejten menyre: Boateng, Robinjo e ne fund Ibrahimoviç. Ne takimet e tjera kane fituar ne fushat e tyre Roma, Breshia, Kaljari dhe Leçe. Romes i mjaftoi nje gol i mbrojtesit Huan ne minuten e 30-te per te mposhtur Barin ne "Olimpiko", nderkohe qe me pare kapiteni Toti pati humbur nje penallti. Kryeqytetasit ngjiten ne kuoten e 26 pikeve, aq sa ka edhe Palermo. Skuadra e Delio Rosit mposhti pardje 3-1 Parmen.
Goli i Kordoves, pas 13 minutash loje, rezultoi vendimtar per Breshian ne perballjen me Sampdorian. Fitore qe u jep frymemarrje "dallendysheve", qe gjithsesi mbeten prane zones se ftohte te tabeles. Verdhekuqte po ashtu moren nje trepikesh me shume vuajtje perballe Kievos ne "Via del Mare", me rezultatin 3-2. Ofere dhe Piati (dy here) ishin autoret e golave per Leçen, nderkohe qe veronezeve nuk u mjaftoi Boljaçino dhe Mandeli. Asnje problem per Kaljarin, qe i shenoi tri here Katanias ne "Sant Elia". Per skuadren sarde i ben te gjitha Nene, autor i te tre golave ne minutat 11', 27' dhe 71'. Ky sukses e ngjit ekipin e Donadonit ne mesin e arte te tabeles, ne kuote te barabarte pikesh me Kievon (20). Juve shtang Lazion "in extremis"

Milos Krasiç ka shenuar golin e fitores ne sekondat e fundit per Juventusin ne ndeshjen e mbremshme ne "Olimpiko" te Torinos. Me pare, per vendasit pati shenuar qe ne minuten e 2-te te ndeshjes, Kielini, ndersa per miqte nga Roma kishte barazuar perkohesisht Mauro Zarate ne minuten e 15-te te pjeses se pare. Tashme Juventus eshte me pike te barabarta (30) me Lacion dhe Napolin, plot 6 pike larg nga kryesuesi i Serie A, Milani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›