E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester-Arsenal, Fabregas mban ne ankth Vengerin

Lufta per titullin e Premier Liges me siguri qe nuk do te perfundoje sot, por titanet e Mançester Junajtid dhe Arsenalit do tentojne te heqin qafe njera-tjetren te pakten per gjysmen e pare te sezonit, kur te perplasin briret ne "Old Trafford". Londinezet do te vendosin vetem ne çastet e fundit per aktivizimin e kapitenit Cesk Fabregas. Gibs do te mungoje per shkak te demtimit ne kavilje me Partizanin e Beogradit, por Gael Klishi dhe Johan Xhuru do te jene ne dispozicion te Vengerit. Ndersa Ferguson ka arritur te rikuperoje Rio Ferdinand, Pol Skolls dhe Xhoni Evans. "Djajte e kuq" do kerkojne te mos e ndalin ketu rekordin e 5 ndeshjeve radhazi, pa humbur ndaj Arsenalit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›