Teuta ‘vulos’ krizen e Dinamos
Java e 14-te e Superiores, e cila mbyllet sot me ndeshjen Flamurtari-Besa, dhuroi dje nje rezultat surprize ne "Qemal Stafa", ku kampionet ne fuqi te Dinamos pesuar humbjen e pare sezonale ne fushen e tyre. Blute e kryeqytetit u munden me merite nga Teuta e Edi Martinit fale nje loje mjaft te bukur dhe te kujdesshme te kesaj te fundit. Durrsaket pate mbyllur hesapet e takimit qe ne 45 minutat e para, teksa arrinin te kalonin dy here ne avantazh me ane te Pepes dhe Frasherit (kujtojme se miqte nuk kishin ne dispozicion sulmuesin e tyre kryesor, Mirel Çota, i pezulluar per kartone). Ne pjesen e dyte shkurtoi diferencen e golave Emiljano Vila per Dinamon nga pika e bardhe e penalltise. Duhet thene se prej javes
se 9-te (Kastrioti-Dinamo 1-2), blute e drejtuar nga Luis Blanko nuk kane mundur te fitojne asnje ndeshje (Dinamo-Laçi 3-3; Skenderbeu-Dinamo 3-2; Flamurtari-Dinamo 3-1; Besa-Dinamo 1-1; Dinamo-Teuta 1-2) duke marre vetem dy pike ne pese takime. Nga ana tjeter, Teuta arriti te sigloje fitoren e pare jashte fushes ne keto 14 jave te ketij sezoni.
Veç takimit te "Qemal Stafes", ne Korçe u luajt sfida Skenderbeu-Shkumbini, e cila nxori fitues vendesit, fale nje goli te shenuar ne minuten e fundit nga sulmuesi serb Mlladen Berkiç. Ne kete takim duhet theksuar se u humben dy penallti, nga nje per secilen skuader. Ne fillim ka qene Berkiç, i cili pasi fitoi vetem nje 11-metersh per nje nderhyrje te gabuar ne dem te tij e gaboi ate, por duke e shlyer fajin ne fund te sfides me golin trepikesh. Ne minuten e fundit te shteses se akorduar nga gjyqtari i ndeshjes, Markoviç ndalon me dore nje top ne zone, duke u ndeshkuar me kartonin te kuq dhe penallti per peqinasit. Te topi shkon portieri i Shkumbinit, Kotorri, perballe portierit te Skenderbeut, Orges Shehi, por gabon. Gardiani bardhekuq kupton krahun dhe grushton, duke mbajtur te paprekur rrjeten e portes se tij.
Superiore/ Java 14-te
Te shtunen
Laçi-Vllaznia 0-1
Bylis-Tirana 1-1
Kastrioti-Elbasani 3-1
Dje
Skenderbeu-Shkumbini 1-0
Berkiç 89'
Karton i kuq: Markoviç (S) 90+5'
Dinamo-Teuta 1-2
Vila 47' (p)/ Pepa 8', Frasheri 26'
Sot
Flamurtari-Besa 13:00
Renditja
Ekipi ND F B H P
1. Flamurtari 13 9 1 3 28
2. Skenderbeu 14 9 1 4 28
3. Dinamo 14 7 3 4 24
4. Vllaznia 14 7 3 4 24
5. Tirana 14 6 4 4 22
6. Teuta 14 6 3 5 21
7. Laçi 14 5 2 7 17
8. Kastrioti 14 4 5 5 17
9. Shkumbini 14 5 2 7 17
10. Bylis 14 3 3 8 12
11. Elbasani 14 3 3 8 9
12. Besa 13 1 6 6 9
Shenim: Elbasani, minus 3 pike ne renditje, i denuar nga FIFA per shkak te çeshtjes "Darko Periç".
LEONARD KARAJ