E Diel, 1 Nëntor 2026

Drogba i jashtëzakonshëm. Në fushë me Portugalinë?

Bregu i Fildishtë

Didië Drogba, kapiteni i Bregut të Fildishtë, pritet të jetë në fushë në takimin e nesërm kundër Portugalisë në Port Elizabet. Ka qenë trajneri i “elefantëve”, Sven-Goran Erikson, ai që e bëri lajmin publik për mediat, menjëherë pas zbarkimit në Afrikën e Jugut. “Nëse ndeshja do të luhej më shpejt, do të kisha thënë se Drogba nuk do të luante. Por kemi edhe pak kohë në dispozicion dhe mendoj se ai mund të rikuperohet”, tha tekniku. Sulmuesi i çelsit pësoi një frakturë në krahun e djathtë, në miqësoren e 4 qershorit kundër Japonisë. Për t’u rehabilituar brenda një kohe sa më të shkurtër, ai iu nënshtrua edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale. Gjatë ditës së djeshme, Drogba u stërvit për herë të parë me topin, megjithatë ende nuk mund të thuhet me siguri nëse lojtari do të jetë në fushë. 32-vjeçari mbante një allçi të lehtë, në mënyrë që të evitonte probleme të mëtejshme, ndërsa evitoi përplasjet me lojtarët e tjerë. Stafi mjekësor do të vazhdojë ta monitorojë gjendjen e sulmuesit deri përpara ndeshjes.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›