Drogba i mbyll dyert Interit: Nuk shkoj askund
Londër - Didier Drogba shuan të gjitha zërat e ditëve të fundit që e çonin atë në Milano tek skuadra e Interit. Mediat italiane publikuan ditët e fundit se Drogba kërkonte t’i bashkohej trajnerit Murinjo. Përgjigja vendimtare vjen nga vetë futbollisti, i cili për Daily Mirror deklaron se do të vazhdojë tek skuadra e Çelsit.
“I kam komunikuar Skolarit në bisedat e fundit dëshirën time për të luajtur këtu. Në këto momente jam duke menduar vetëm për blutë. Për një moment pata menduar të largohem nga skuadra në muajin janar, por është një kontratë që duhet ta zbatoj. Impenjimi im i vetëm është të fitoj kampionatin dhe trofe të tjerë në Europë me Çelsin”.
Ky mesazh i Drogbasë mund të ndryshojë disa gjëra tek skuadra e Interit, pasi zikaltërit ishin duke bërë planet për gjysmën e dytë të sezonit me Drogbanë në sulm