Galiani falenderon përzemërsisht Totin
Milano - Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, falenderon përzemërsisht kapitenin e Romës Françesko Toti për deklaratat e tij të fundit. Reagimi i Galianit vjen i menjëhershëm pasi kapiteni verdhekuq pati deklaruar se dëshironte të shihte Milanin kampion në vend të Interit apo Juventusit. Administratori i Milanit, në një intervistë për Corriere dello Sport, i shpreh mirënjohjen jo vetëm kapitenit, por gjithë ekipit të Romës.
“E falenderojmë kapitenin Toti, -deklaron Galiani. Kemi marrëdhënie reciproke të mira që kur ai ishte një djalë i ri. Raportet tona nuk janë vetëm sportive, por edhe humane e njerëzore. Një gjë të tillë e kemi me të gjithë pjesëtarët e Romës, dhe për këtë falenderoj edhe zonjën Sensi, e cila është treguar gjithnjë perfekte në marrëdhëniet tona”.