E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zarate i konfirmon dashurinë Lacios

Romë - Mauro Zarate i konfirmon dashurinë Lacios duke refuzuar interesimin e Realit për kartonin e tij. Djaloshi i ri argjentinas është duke bërë një paraqitje të shkëlqyer me skuadrën e Lacios këtë vit. Zarate cilësohet nga specilaistët si një futbollistet me të ardhme të madhe edhe tek përfaqësuesja e Argjentinës. Deri tani ai është në pritje të një sinjali nga Maradona, i cili, edhe ai ka përshtypjet më të mira për lojtarin.

Së fundmi në adresë të tij ka mbërritur edhe interesimi i Realit të Madridit për t’u radhitur në sulmin e tyre. Vetë lojtari shprehet se preferon të qëndrojë në Romë, për faktin se aty po kalon momentet më të mira në karrierën e tij.

“Ky është viti im, -deklaron lojtari. I falenderoj shumë madrilenët për interesimin e tyre, por për momentin jam në Romë dhe nuk dua t’i zhgënjej tifozët e Lacios”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›