E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba largohet nga Chelsea

Didier Drogba ka vendosur përfundimisht të largohet nga Chelsea. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë i ka njoftuar me lot në sy shokët e skuadrës, John Terry, Frank Lampard.

“Ne nuk do të luajmë bashkë sezonin tjetër”. 34 vjeçari e bëri të ditur vendimin e tij në paradën fituese të Blues, 24 orë pasi e ndihmoi Chelsean që ta fitojë Ligën e Kampionëve, për herë të parë në histori.

“Edhe pse ka tri vjet që them se dëshiroj të largohem, ishte e vështirë ta bëja këtë, sepse nuk e doja këtë përfundim. Tash do ta kërkoj një eksperiencë të re”, deklaroi Drogba, i cili mund t’i bashkohet ekipit kinez Shanghai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›