E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas e do Kupën e Spanjës

Pasi dështoi ta fitonte titullin e kampionit në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, Cesc Fabregas synon ta fitojë Kupën e Spanjës (Copa del Rey) me Barcelonën të premten.

Mesfushori spanjoll beson se ekipi i tij do të jetë i gatshëm fizikisht dhe mentalisht, edhe pse e pranon se e pret një lojë e vështirë me Athletic Bilbaon.

“Ne jemi të përgatitur dhe të gatshëm për finale. Nuk është normale të presim një kohë të gjatë pa luajtur. Por, ne i kemi mbushur bateritë dhe mezi presim të luajmë. Nuk mendoj se ata janë më të motivuar se ne. Ne jemi të uritur për trofe”, theksoi Fabregas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›