Shqipëria mund Katarin 2-1, 1 minutë heshtje për viktimat

Me nje minutë heshtje e ka nisur Kombëtarja shqiptare miqësoren e luajtur sot me Katarin në nderim të viktimave të aksidentit të Himarës. Miqësorja e luajtur në Madrit është fituar nga kuqezinjtë me rezultatin 2-1.
Ndeshja e zhvilluar në një stadium mesatar të kryeqytetit të Spanjës, Madrid i shërbeu teknikut De Biasi për të testuar akoma më shumë lojtarë të rinj. Pas një pjese të parë pa gola, kuqezinjtë shpërthyen që në minutat e para të fraksionit të dytë.
Golat u shënuan nga Elis Bakaj në minutën e 46, dhe katër minuta më vonë Bogdani shënon nga pika e bardhë e 11- metërshit. Katari ngushtoi diferencat në minutën e 53-të.
Miqësorja e radhës e Shqipërisë është po këtë muaj, ndaj Iranit, në Stamboll.