Drogba, mos shko!

Raul Meireles e ka lutur shokun e skuadrës Didier Drogba të mos largohet nga Chelsea. Mesfushori portugez beson se golat e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë janë çelës i rikthimit të klubit nga Stamford Bridge në luftë për titull të kampionit në Premierligë. \
“Drogba është çelësi i këtij ekipi. Ne kemi nevojë për Didier dhe për golat e tij. Ai shënoi dy herë ndaj Valencias javën e kaluar dhe një tjetër ndaj Newcastles. Në të dyja rastet e demonstroi kualitetin e tij në momentet vendimtare. Ai është shtytje e rikthimit tonë për të luftuar për titull”, deklaroi ish futbollisti i Liverpoolit për tabloidin britanik ‘The Sun’.