E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet “Grimca e Zotit”

Shkencëtarët e “Përplasësit të Madh të Hadrone”, po mundohen të jenë të përmbajtur, për të thënë se kanë zbuluar gjurmë të të ashtuquajturës, “Grimca e Zotit”. Të dhënat u paraqitën në Gjenevë të Zvicrës, në një seminar të organizuar nga CERN.

Grimca konsiderohet si mjeti nga i cili çdo gjë në Univers merr masën e vet.

Në fakt, kjo ka ngjallur entuziazëm, por shkencëtarët thonë se ende mungojnë disa të dhëna për ta quajtur “Zbulim”. Por nëse do të jetë i tillë, atëherë ky do të ishte hapi më i madh shkencor në këto 60 vitet e fundit.

Kjo grimcë ishte një përbërës që i mungonte të ashtuquajturit “Standart Model”, që njihet në fizikë si udhërrëfyesi që përshkruan ndërveprimin e grimcave apo forcave të ndryshme.

Kërkimi u bë nga dy ekipe të ndryshme dhe eksperimentet u pagëzuan CMS dhe Atlas. Rezultatet e eksperimenteve ishin thuajse të njëjtë, për të njëjtën masë, nga 124-125 gigaelektron/volt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›