E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba mungon kundër Arsenalit

Sulmuesi i Chelseat Didier Drogba është dënuar me tri ndeshje moslojë për shkak të incidentit gjatë Carling Cup kundër Burnleyt. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë do të mungojë në ndeshjen e fundjavës kundër Newcastle, pastaj në ndeshjen e radhës kundër Arsenalit, si edhe në takimin e gjashtë dhjetorit kundër Bolton Wanderers. Meqenëse Liga e Kampionëve nuk është nën juridiksionin e FA, Drogba do të ketë mundësi të luajë në takimin kundër Bordeaux.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›