Drogba në shitje?

Nga Express më 16 prill 2011 në ora 17:52
Sipas medieve angleze, Chelsea mund të shet Didier Drogbën gjatë afatit kalimtar të verës, pasi menaxheri Carlo Ancelotti e ka quajtur përforcimin e ri, Fernando Torres, si “e ardhmja e klubit”.
Drogba nuk ka kaluar sezonin e tij më të mirë në Stamford Bridge dhe është duke u përballur me konkurrencë nga Torresi, i cili erdhi në janar nga Liverpool për rekord 50 milionë funte. Chelsea thuhet se planifikon shitjen e Drogbës duke i ofruar Torresit rol kryesor për sezonin e ardhshëm, kur edhe Daniel Sturridge do të kthehet nga huazimi i suksesshëm në Bolton.