Oijer, edhe një vit në Ajax
Nga Express më 16 prill 2011 në ora 19:30
Mbrojtësi i Ajaxit, Andre Ooijer ka nënshkruar kontratë të re me klubin dhe do të mbetet në Amsterdam Arena deri në përfundim të sezonit 2011-2012.
Ish-reprezentuesi holandez iu bashkua Ajaxit nga PSV Eindhoveni gjatë verës së kaluar dhe ka bërë paraqitje të mira duke i ndihmuar ekipit të luftojë për tri pozitat e para në Eredivisie. Kontrata e tij e kaluar me Ajaxin ishte paraparë të skadojë në fund të këtij sezoni, por klubi ka vendosur ta shpërblejë me marrëveshje të re njëvjeçare.