E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalglish mbetet në Liverpool

Nga Express më 16 prill 2011 në ora 19:00

Kenny Dalglish ka arritur marrëveshje të bëhet menaxher permanent i Liverpoolit, kanë bërë të ditur mediet angleze të shtunën. 60-vjeçari mori drejtimin e skuadrës nga Anfieldi në marrëveshje të përkohshme pas shkarkimit të Roy Hodgsonit në janar.

Dalglish ka ringjallur Liverpoolin duke e ngritur nga zona e rrezikuar drejt pozitës së gjashtë në tabelë. Drejtuesit e klubit janë të gatshëm që në fund të sezonit t’i ofrojnë skocezit kontratë trivjeçare. Dalglish ka qenë menaxher i Liverpoolit edhe gjatë periudhës 1985-1991.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›