Mourinho, mos u largo!

Nga Express më 16 prill 2011 në ora 18:30
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka kërkuar nga trajneri Jose Mourinho mos të largohet nga klubi. Mourinho, i cili më 2008 u largua nga Chelsea duke kaluar në Inter, ka dhënë indikacione se dëshiron të zëvendësojë Sir Alex Fergusonin në Manchester United, kur strategu skocez të vendosë për pensionimin e tij.
Por, Ronaldo ka thënë: “Jose është pjesë e pazëvendësueshme e suksesit tonë. Titujt e tij flasin vetë. Ai ka fituar gjithçka. Jam shumë i lumtur që është këtu me ne dhe shpresoj të fitojmë shumë tituj së bashku”.