Përleshje masive për fair-play
Një përleshje masive ka ndodhur në stadiumin Pino Zaccaria të Foggias në Itali, në ndeshjen ndërmjet këtij ekipi dhe atij Gela, valide për kampionatin Lega Pro (Liga e tretë), Grupi B.
Gjithçka ka nisur pas një rivënieje anësore të papritshme të ekipit vendës, i cili shënon gol dhe e barazon rezultatin.
Me këtë rast fillon një përleshje. Më parë, lojtarët mysafirë e larguan topin në rivënie anësore, pas një lëndimi të një lojtari të tyre. Por, lojtarët e Foggias nuk e respektuan fair-playn dhe shënuan me sulmuesin Sau.
Mysafirët u mllefosën me mungesën e fair-playt të kundërshtarit dhe filluan t’i sulmojnë ata. Me këtë rast filloi një përleshje e madhe, ku u përshinë të gjithë, madje edhe rezervistët dhe udhëheqësit e klubeve.
Gjyqtari nuk di se çka të bëjë. Vërshëllen për përfundimin e parakohshëm të ndeshjes, ndërsa për palët e përfshira do të pasojë dënimi.