E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba tek Gallatasaraj

Një “elefant” afrikan lë Kinën për të vazhduar karrierën sërish në Europë. Didie Drogba është tashmë lojtar i Gallatasarajit, pas vetëm disa muajsh tek Shangai Shenhua në Kinë.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, që arriti lavdinë më të madhe me Çelsin duke fituar tituj në Angli dhe Ligën e Kampionëve, besohet me 99 për qind se do të jetë nën urdhërat e atij që quhet “perandori” Fatih Terim, trajneri i skuadrës turke.
Gallata, një favorit i tifozëve kudo ku ka qenë, pritet të nënshkruajë një kontratë 1.5 vjeçare, ndonëse ka njoftime se ai tashmë e ka bërë një gjë të tillë.
Po ashtu besohet se turqit do të paguajnë 10 milionë euro për kartonin e 34-vjeçarit që shënoi në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Bajernit dhe që ishte i kërkuar edhe nga Juventusi.
Gallatasaraj kërkon të forcohet pasi do të luajë në turin e dytë të Championsit ndaj Shalkes gjermane dhe Terim ka ambicie për të ecur sa më shumë në Europë.
Ndërkaq, një tjetër ish-lojtar i Çelsit dhe i Shangai Shenhuasë, veterani i sulmit, Nikolas Anelka, është tashmë në Itali tek Juventusi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›