Bashkepunimi ne sport
Bashkëpunim edhe në fushën e sportit dhe për të rinjtë.
Ky është hapi i mëtejshëm i përforëcimit të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.
Nënshkrimi i programit të bashkëpunimit deri në vitin 2015 u firmos në ambientet e Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve nga kreu i këtij dikasteri, Aldo Bumçi dhe homologu i tij nga Azerbajxhani Azad Rahimov.
Kjo është marrëveshja e dytë mes dy vendeve, pas asaj të nëntorit të kaluar në fushën e kulturës dhe turizmit.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të dy ne ministrat, sepse do të nënshkruajmë një marrëveshje, e cila vlen për të ardhmen e dy kombeve tona, të rinjve dhe natyrisht një pjesë shumë të rëndësishme siç është sporti, i cili i prezanton vendet tona përpara botës, ngre flamurin dhe sjell fitoret e mëdha”.
Nuk mund të mungonin edhe urimet
“I uroj te gjithe njerezve dhe atleteve te vendit tuaj te ardhme te ndritur, prosperitet dhe sukses”.
Ministri azer ofroi bashkëpunim edhe në fushën e mjekësisë sportive, ndërsa ftoi Shqipërinë të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Europiane në 2015-ën, duke ofruar dhe asistencë të plotë për ekipet olimpike të vendit tonë.