Barcelona blindon Xavin
Barcelona mendon për të ardhmen, duke blinduar yjet e së tashmes.
Kjo ndodhi edhe me trurin e makinerisë perfekte blaugrana.
Pas kapitenit Puyol dhe Lionel Messit, tashmë firmën në kontratën e re me klubin e hodhi edhe Xavi Hernandez.
Praktikisht ai do ta mbyllë karrierën në “Camp Nou” edhe pse dalja në pension duket e largët. Edhe pse në moshë 33-vjeçare, klubi vendosi ta zgjasë qëndrimin e Xavit deri në vitin 2016.
Lojtari ka luajtur 653 ndeshje me Barçën në të gjitha aktivitetet dhe ka shënuar 79 gola.
Megjithatë, ai spikat më tepër për vertikalizimet dhe asistet, ashtu si ndodhi edhe kundër Osasunës.
Xavi është gjithashtu edhe lojtari që ka fituar më shumë trofe në historinë e futbollit spanjoll.
Përveç Kupës së Botës dhe dy titujve europianë me përfaqësuesen, ai ka fituar tre herë Champions League dhe ka festuar në gjashtë raste titullin kampion në La Liga.